Open Jobs at APIS

Inxhinier i Shitjes - HVAC-R

Poistion: Inxhinier i Shitjes - HVAC-R
Sektori: HVAC-R (https://apis-smart.com/)
Vendndodhja: Kosovë
Numri pozitave të lira: 2
Kontrata e Punës: Me afate ligjore, me mundësi vazhdimi
Lloji i Punësimit: Me orar të plotë
Afati i fundit për aplikim: 15.03.2025

Kompania jonë është në kërkim të Inxhinierëve të Shitjes HVAC-R (Ngrohje, Ventilim, Kondicionim dhe Ftohje) me përvojë dhe aftësi të shkëlqyera në sektorin e sistemeve termike dhe ftohëse. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për zhvillimin e strategjive të shitjes, identifikimin e klientëve të rinj dhe ofrimin e zgjidhjeve teknike inovative për ta.

Pse APIS?

Me ne, do të punoni në detyra të larmishme si pjesë e një ekipi profesional dhe ambicioz. Në APIS, mund të ndiheni krenarë për angazhimin në sigurimin e performancës dhe mirëqenies në mënyrë të zgjuar dhe të përgjegjshme—edhe në situata të jashtëzakonshme. Kujdesemi për njëri-tjetrin duke investuar në sigurinë dhe mirëqenien në vendin e punës. Do të keni mundësinë të bashkëpunoni me kolegë të nivelit të lartë dhe klientë interesantë në një mjedis mbështetës dhe dinamik.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes për sistemet HVAC-R.
  • Këshillimi teknik i klientëve për zgjidhjet më të përshtatshme të ngrohjes, ventilimit, klimatizimit dhe ftohjes.
  • Përgatitja e ofertave teknike dhe negociimi i kontratave me klientët.
  • Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe ndërtimi i marrëdhënieve të reja afariste.
  • Përcjellja e zhvillimeve dhe trendeve të reja në fushën HVAC-R dhe përshtatja e strategjive të shitjes në përputhje me to.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik për të siguruar ofrimin e zgjidhjeve efikase për klientët.
  • Përgatitja e raporteve mbi progresin e shitjeve dhe projekteve.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Energjetike apo fusha të ngjashme.
  • Përvojë e dëshmuar në shitjen e produkteve dhe shërbimeve HVAC-R (minimum 3 vite përvojë është përparësi).
  • Njohuri të shkëlqyera mbi sistemet HVAC-R, komponentët dhe teknologjitë më të fundit në këtë fushë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).
  • Leje e vlefshme për vozitje (kategoria B).

Kërkesat e Përgjithshme

  • I/e organizuar dhe me vëmendje ndaj detajeve, me iniciativë dhe qëndrim pozitiv.
  • I/e besueshëm, i/e motivuar dhe lojtar/e ekipi me aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
  • I aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar profesionalisht me palë të ndryshme të interesuara.
  • I/e përkushtuar për të ndihmuar bashkëpunimin dhe krijimin e vlerës brenda ekipit.

Paga dhe Përfitimet

  • Punë në një kompani të qëndrueshme me perspektivë ndërkombëtare.
  • Trajnime të nevojshme dhe programe për zhvillim personal.
  • Pesë ditë pune në javë.
  • Sigurim ndaj aksidenteve dhe sigurim shëndetësor.
  • Pagë konkurruese fikse, e qëndrueshme bazuar në përvojë dhe aftës.
  • Bonuse atraktive të bazuara në performancë.
  • Vlerësime dhe shpërblime për kontribut të jashtëzakonshëm.
  • Mundësi për avancim në karrierë dhe rritje financiare.

Si të Aplikoni?:

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me email në hr@apis-smart.com me subjektin "Inxhinier i Shitjes - HVAC-R", së bashku me pritshmëritë tuaja financiare, jo më vonë se 15 mars 2025.

Inkurajohen të aplikojnë kandidatë nga të gjitha komunitetet dhe gjinitë.

Garantojmë konfidencialitetin. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.

Për më shumë informacion rreth APIS si punëdhënës, vizitoni https://apis-smart.com/careers.

Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj në industrinë Makinerisë Termo-Energjetike!
Footer