Inxhinier i Makinerisë Termoenergjetike
Poistion: Inxhinier i Makinerisë Termoenergjetike
Kompania: APIS sh.p.k. (https://apis-smart.com/)
Location: Kosovë
Number of places: 4
Kontrata e Punës: Me afate ligjore, me mundësi vazhdimi
Lloji i Punësimit: Me orar të plotë
Afati i fundit për aplikim: 15.03.2025
Jemi në kërkim të Inxhinierëve të Makinerisë Termoenergjetike me përvojë për t'u bashkuar me ekipin tonë të Instalimeve dhe Mirëmbajtjes Mekanike në Kosovë, me mundësi angazhimi në projekte ndërkombëtare. Në APIS, do të bëheni pjesë e një kompanie të fuqishme dhe lidere në industri, e përkushtuar ndaj ekselencës.
Pse APIS?
Me ne, do të punoni në detyra të larmishme si pjesë e një ekipi profesional dhe ambicioz. Në APIS, mund të ndiheni krenarë për angazhimin në sigurimin e performancës dhe mirëqenies në mënyrë të zgjuar dhe të përgjegjshme—edhe në situata të jashtëzakonshme. Kujdesemi për njëri-tjetrin duke investuar në sigurinë dhe mirëqenien në vendin e punës. Do të keni mundësinë të bashkëpunoni me kolegë të nivelit të lartë dhe klientë interesantë në një mjedis mbështetës dhe dinamik.
Përgjegjësitë Kryesore
- Hartimi, planifikimi dhe implementimi i sistemeve termoenergjetike për ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe industriale.
- Mbikëqyrja e instalimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve mekanike dhe termoenergjetike, duke siguruar përputhjen me standardet teknike.
- Përgatitja dhe analizimi i raporteve teknike dhe dokumentacionit inxhinierik.
- Menaxhimi i projekteve të efikasitetit energjetik dhe sigurimi i performancës së qëndrueshme të sistemeve HVAC.
- Mbështetja e proceseve të sigurimit të cilësisë dhe promovimi i zgjidhjeve për optimizimin e energjisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë Master ose Inxhinier në fushën e Makinerisë Termoenergjetike.
- Minimumi 5 vite përvojë profesionale në hartim, mbikëqyrje dhe menaxhim projektesh në fushën e sistemeve termoenergjetike.
- Njohuri të mira mbi kodet dhe standardet ndërtimore dhe kërkesat për kantierët e ndërtimit.
- Aftësi të mira në AutoCAD, MEP, ArchiCAD, MS Word dhe Excel; njohuri shtesë mbi softuerë profesionalë është një avantazh.
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze ose gjermane janë shumë të preferuara.
- Eksperiencë praktike në menaxhimin e projekteve inxhinierike mekanike për objekte rezidenciale, komerciale dhe industriale.
Kërkesat e Përgjithshme
- I/e organizuar dhe me vëmendje ndaj detajeve, me iniciativë dhe qëndrim pozitiv.
- I/e besueshëm, i/e motivuar dhe lojtar/e ekipi me aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
- I aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar profesionalisht me palë të ndryshme të interesuara.
- I/e përkushtuar për të ndihmuar bashkëpunimin dhe krijimin e vlerës brenda ekipit.
Paga dhe Përfitimet
- Punë në një kompani të qëndrueshme me perspektivë ndërkombëtare.
- Trajnime të nevojshme dhe programe për zhvillim personal.
- Pesë ditë pune në javë.
- Sigurim ndaj aksidenteve.
- Pagë konkurruese, e qëndrueshme bazuar në përvojë dhe aftës.
- Bonuse potenciale të bazuara në performancë.
- Vlerësime dhe shpërblime për kontribut të jashtëzakonshë.
- Mundësi për avancim në karrierë dhe rritje financiare.
Si të Aplikoni?:
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me email në
hr@apis-smart.com me subjektin "
Inxhinier i Makinerisë Termoenergjetike", së bashku me pritshmëritë tuaja financiare, jo më vonë se
15 mars 2025.
Inkurajohen të aplikojnë kandidatë nga të gjitha komunitetet dhe gjinitë.
Garantojmë konfidencialitetin. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.
Për më shumë informacion rreth APIS si punëdhënës, vizitoni
https://apis-smart.com/careers.
Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj në industrinë Makinerisë Termo-Energjetike!